Londrimi: Kjo fitore është përjetim i një ëndrre, gjasat kanë qenë 70% që të mos futesha, por nuk hoqa dorë
Sonte në Post ”Big Brother Kosova Vip 4”, fituesi Londrim Mekaj ka ndarë emocionet pas finales së madhe, ku u shpall fitues. Ai theksoi se është akoma i emocionuar dhe se nuk ka mundur as të fle, pas asaj që ndodhi. Londrimi thekson se ishte një ndjesi e papërshkruar dhe se i ka bërë përshtypje vlerësimi që ia kanë bërë njerëzit.
“Unë akoma jam i emocionuar me finale s’kam mundur as të fle. Ndjesi e papërshkruar, nuk ka fjalë që e përshkruan ndjesinë”, u shpreh ai. Tutje shtoi: “Më ka bërë përshtypje vlerësimi për personin që jam, fakti që kam arritur të bëj këtë gjë. Për krejt këtë që kam bërë, me dalë faqebardhë nga këtu. Ia kam arritur qëllimit, nuk e kam pritur aq shumë”.
“Kjo fitore për mua do të thotë përjetimi i një ëndrre, ëndërr me qenë në Big dhe me fitu. E kam ndjerë”, shtoi nga ana tjetër. Londrimi arriti të fitoj çmimin e madh këtë edicion prej 124 mijë eurosh.
KOHA JONË SONDAZH

