Lori Hoxha dhe Era Istrefi na sjellin trendin e ri të syzeve
Lori Hoxha dhe Era Istrefi janë dy mikesha shumë të mira, dhe këtë gjë e kanë treguar verën e këtij viti ku kaluan në Los Angeles disa ditë pushime së bashku.
Dy vajzat e njohura shqiptare kanë mjaft stil për i përket zgjedhjes së veshjeve. Në stile të ndryshme, por vajzat gjithmonë prodhojnë tendenca të reja me çdo gjë që sjellin për publikun që i ndjek.
Kësaj radhe në fakt Lori dhe Era na kanë treguar preferencën e tyre për sa i përket syzeve për këtë sezon. Të dyja bukuroshet rastësisht sot kanë publikuar në profilet respektive në Instagram, foto me syzet Balenciaga Matrix.
Të preferuarat e Lorit dhe Erës janë pjesë e koleksionit të firmës për sezonin Vjeshtë-Dimër 2017/2018. Prandaj vajza, ju e dini se çfarë syzesh duhet të keni patjetër këtë sezon…