Lori Hoxha tregon gjërat për të cilat është krenare me veten

Blogerja Lori Hoxha është një nga më të ndjekurat në rrjetin social Instagram. Ajo shpeshherë ndanë më ndjekësit e saj detaje më intime të jetës.

Së fundmi, Lori ka zgjedhur t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të ndjekësve në Instastorym të cilat kanë qenë të shumta.

Njëra prej tyre ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi bukuroshja tregon atributet e personalitetit të saj.

“Cila është gjëja për të cilën ti ndjehesh më së shumti krenare për vete?”, pyet fansi. Ndërkohë Lori përgjigjet: “Qëllimet e mia janë të pastra, jam zemërmirë dhe nuk dorëzohem asnjëherë”.

/abcnews.al

SHKARKO APP