Lorik Cana, larg futbollit shijon rritjen e djalit

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana ka vendosur tashmë t’i përkushtohet plotësisht familjes së tij. Ai u tërhoq nga futbolli vetëm pak muaj pas lindjes së djalit të tij Boiken dhe siç duket ky vendim ishtë një ndër vendimet më të drejta që ai mund të merrte. Kjo duket qartë nga fotot e postuara prej tij në rrjetin e tij social Instagram ku ai ka postuar imazhe nga pushimet e tij familjare në Dubai. Dorë për dore më djalin e tij Bojken, Cana të jep përshtypjen e një babai të përkushtuar dhe lumtur për kohën që po i kushton familjes. Futbollisti duket se po kalon disa ditë pushimesh me familjen e tij në Dubai, ku ka shijuar edhe pamjen e ndërtesës më të madhe në botë, Burj Khalifa.

SHKARKO APP