Luajti në skedinë për fitoren e Kosovës, ja shuma që fitoi Noizy (VIDEO)

Këngëtari i njohur, Noizy, ka postuar në rrjetet sociale, foto e një skedine fituese, ku mbrëmjen e sotme kishte luajtur për fitoren e Kosovës ndaj Shqipërisë.

Ai  kishte vendosur 200 mijë lekë të vjetra bast, dhe me koeficientin 5.3, që kuotohej fitorja e Kosovës, fitoi plot 1 milion e 60 mijë lekë të vjetra. “Leku shkon tek Leku. Jepi Kosovë se kemi ngel keq sonte”, shkruan Noizy.

Kujtojmë që Kosova fitoi dje 3-0 në sfidën miqësore ndaj Shqipërisë, një rezultat i papritur për kuqezinjtë tanë që ende nuk kanë gjetur ekuilibrat nën drejtimin e Panuçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?