Luana i drejtohet policisë

Historitë e Luana Vjollcës me fansat e fiksuar pas saj deri në përndjekje, duket se nuk kanë fund. Së fundmi, sipas Balkan Web, moderatorja i është drejtuar autoriteteve për të bërë një kallzim penal kundrejt një fansi që e përndjek prej 3 muajsh.

Fiksimi i tij ndaj Vjollcës, është kthyer në shqetësim për këtë të fundit, aq sa ka vendosur ta raportojë tek autoriteteve. Sipas të dhënave të publikuara në Balkan Web, thuhet se i riu është një 28-vjeçar nga Kosova, i cili që prej muajit shkurt e deri më tani e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës dhe në banesën e saj duke këmbëngulur pa rreshtur të komunikojë me të.

Për t’i shpëtuar ngulmimit të të riut, Luana e ka denoncuar, por policia deri më tani nuk e ka gjetur ende 28-vjeçarin. Kjo nuk është hera e parë që Vjollca e gjen veten në një situatë si kjo. Rreth 3 vite më parë, në korrik të 2017-ës, një tjetër fans i fiksuar pas saj e përndiqte aq sa iu kthye në makthin më të keq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?