Luana Vjollca dhe Kendall Jenner veshën të njëjtin fustan (Foto)

Në puntatën e djeshme të “Shiko kush Luan” në Top Channel kishte të ftuar shumë personazhe të njohur nga bota e muzikës dhe artit. Por ajo që ra në shumë në sy ishte vetë prezantuesja Luana Vjollca e cila kishte veshur një fustan të mrekullueshëm të cilin ia kemi parë me herët edhe dikujt tjetër.

Ajo që e ka veshur e para këtë fustan, ka qenë supermodelja Kendall Jenner, më e vogla e familjes Kardashian që shquhet për stilin e veçantë. Ajo e ka veshur fustanin e stilistit Richard Quinn gjatë parakalimit në tapetin e kuq të eventit të rëndësishëm të ndarjes së çmimeve Emmy.

Supermodelja Jenner ka preferuar versionin e fustanit të gjatë, me pala mëdha në pjesën fundore, si për t’i qëndruar denjësisht eventit të madh ku ishte e ftuar, ndërsa moderatorja Luana Vjollca ka zgjedhur versionin e fustanin me pjesën fundore më të shkurtër, si për t’i qëndruar prakticitetit dhe formatit të emisionit që ajo drejton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?