Luana Vjollca: Kam jetuar si emigrante, jam e kënaqur që u ktheva

Moderatorja aq shumë e komentuar, Luana Vjollca, si rrallë herë ka zbuluar disa detaje mbi jetën e saj. Gjatë një interviste në emisionin e Elvis Pupës, “M’fal për shprehjen”, Luana ka thënë se kohë më parë ka provuar jetën si refugjate.

Aktori i humorit e ka pyetur Luanën nëse ajo ka emigruar ndonjëherë jashtë vendit, për të provuar si është jetesa jashtë kufijve të Shqipërisë, pa qenë turiste sigurisht.

Luana ka habitur me përgjigjen e saj, se në fakt kur ka qenë në moshë të vogël, ajo dhe familja kanë emigruar drejt Belgjikës, ku jeton edhe motra e saj e madhe.

Luana Vjollca ka thënë se nuk ka qëndruar gjatë, pasi nuk mund të rrinte larg Shqipërisë, për shkak të dashurisë që ka për këtë vend. Ajo ka treguar se në fakt ka qenë zgjedhja e duhur, sepse është shumë e kënaqur me gjithçka bën këtu

SHKARKO APP