Luana Vjollca me të njëjtin fustan si Beyonce (Foto)
Sa herë në krahasime të tilla veshjesh, personazhet e njohur ndeshen me komentet “kush ka kopjuar kë?” Natyrisht, ndodh rëndom edhe me personazhet e njohur në botë të vishen njëlloj, rastësisht ose jo, por ka ndodhur shpesh edhe që personazhet tanë të kenë të njëjtën shije si shumë prej yjeve ndërkombëtarë, madje edhe t’i tregojnë ato para tyre.
Ky është rasti i Luana Vjollcës, e cila, më shumë sesa të tregojë se Beyonce ka zgjedhur pothuaj të njëjtin fustan si ajo, ka dashur të specifikojë se kjo zgjedhje, në fillim ka qenë e Vjollcës.
Në njërën prej puntatave të spektaklit të së shtunës në Top Channel “Shiko kush luan”, Luana kishte veshur një fustan të zi të shkurtër me vija të shkëlqyeshme vertikale.
Pothuaj të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe Beyonce në shfaqjen e saj të fundit mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Sports Illustrated’s, ku pranoi edhe një çmim për Mohammed Ali.