Luana Vjollca ndryshon pamjen

Moderatorja Luana Vjollca, vihet shpesh në qendër të vëmendjes për dukjen e saj. Prej kohësh atë e kemi parë me flokët bionde të gjata. Së fundmi, duket se Luana ka vendosur që të heqë dorë nga flokët e gjatë.

Këtë moderatorja e ka zbuluar me fotot e fundit të postuara në rrjetet sociale, pasi ka vendosur që në episodin e sotëm të emisionit të saj “Shiko Kush Luan” të shfaqet me një dukje të re.

Moderatorja ka hequr zgjatimet dhe ka treguar se flokët e veta i ka të gjata deri tek supet dhe duhet thënë se i shkojnë shumë. Madje edhe fansat e saj të shumtë e kanë komplimentuar për pamjen e re.

SHKARKO APP