Luana Vjollca: Nuk heq dorë nga ekrani

Mes emrave të shumtë në eventin “Elisabetta Franchi”, nuk mund të mungonte gjysma tjetër e Marina Vjollcës, motra më e vogël, Luana. Moderatorja ka marrë një pauzë nga ekrani dhe po shijon një projekt të sajin në Youtube, të cilit i është përkushtuar plotësisht.

Në një intervistë të shkurtër për “Rudina” në Tv Klan, Luana shprehet edhe si është përcjellë suksesi i Marinës me këtë event magjik tek ajo. ”Një nga emocionet më të bukura që kam përjetuar në gjithë karrierën tonë kaq shumëvjeçare me Marinën. Kam përshtypjen se është një emocion fantastik, një arritje fantastike, jam shumë e lumtur për të”.

Gazetarja: Po ty Luanë, ku do të të shohim, si i ke planet?

Luana Vjollca: Unë për momentin jam fokusuar shumë tek projekti “Thuaje”. Asnjëherë unë nuk mund të heq dorë nga ekrani sepse unë nuk di të bëj gjë tjetër më mirë në jetë.

SHKARKO APP