Lucia Javorcekova: Jam tifoze me Interin prej mbrojtësit Shkriniar (FOTO LAJM)

Modelja 26-vjeçare sllovake, Lucia Javorcekova, një ish çikliste, la biçikletën për t’iu përkushtuar modelingut dhe tashmë jeton në Milano, ku ka pozuar për kompani të ndryshme mode.

Në një intervistë për një revistë mode, Lucia është shprehur se pasionin për biçikletën e ka zëvendësuar me pasionin për futbollin, teksa tha se bën tifo për futbollistët sllovakë.

“Ndjek shpesh ndeshje futbolli këtu në Itali. Hamshik është kapiteni i kombëtares, por mua më pëlqen më shumë Shkriniar. Më ka bërë tifoze të Interit, ndoshta edhe pse jetoj në Milano”, deklaroi Lucia.

SHKARKO APP