Lufta 5-vjeçare me sëmundjen, ylli i rrokut: Pranova vdekjen

Avril Lavigne ka munguar për 5 vitet në muzikë për shkak të sëmundjes Lyme, por do rikthehet më e fortë se kurrë.

Në një letër emocionuese, ajo ka lajmëruar ndjekësit se kjo gjendje e ka ndihmuar të shkruajë disa këngë të mrekullueshme, ku të parën e ka realizuar nga shtrati.

Projekti i parë do të publikohet më 19 shtator dhe titullohet “Head Above Water”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit që pritët ndërkohë që luftova dhe vazhdoj të luftoj me betejën e jetës sime. Kënga e parë që kam zgjedhur të nxjerr është ajo që shkruajta në krevat në një prej momenteve më të frikshme të jetës sime. E kam pranuar vdekjen dhe e kam ndjerë trupin tim duke u shuar. Jam ndjerë sikur po mbytem, por muzika më ka bërë të gjej forcën dhe ky publikim i albumit është një mënyrë për të treguar gjithë atë që kam përjetuar. Nëna ime më mbajti. Në krahët e saj, kam shkruar këngën e parë që do publikoj për të treguar historinë time”, shkruajti këngëtarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?