“Lufta” mes Stresit dhe Noizyt merr fund! Reperët falin njëri-tjetrin

I madh dhe i vogël e dinë marrëdhënien e Noizyt dhe Stresit. Prej vitesh diss-et e thumbimet që reperët i kanë bërë njëri-tjetrit janë të shumta.

Herë pas here djemtë e të dy grupeve kanë pasur edhe përplasje fizike me njëri-tjetrin, por ndonjëherë është mirë që gjërat t’ia lësh të shkuarës.

Epo ka ndodhur ajo që askush nuk e priste, Stresi dhe Noizy kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në videot e tyre live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar më vonë se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur ta falin Stresin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ishte edhe një mesazh i mirë nga dy repert për rininë shqiptare, duke qenë se janë shembuj që ndiqen në masë në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?