Luiz Ejlli del kundër Kurtit për Faton Hajrizin, u shpreh ngushëllimet familjes: Tani hero duhet t’i themi
Faton Hajrizi u vra pak ditë më parë nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi. Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe artisti dhe fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve, gjersa e ka cilësuar si hero. Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot tha se Hajrizi nuk është hero.
”Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij. Dhe me një shprehje të tijën dy duart përmbi kokë dhe kokën për atdhe ju pres sonte të gjithëve në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skënderaj. Mos mungoni”,-shprehet Luizi.
Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se qytetarët nuk duhet të bien pre e heroizmit dhe mitizimit të Faton Hajrizit. Sipas tij, hero dhe patriot është Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
View this post on Instagram