Luiz Ejlli për Kiara Titon: E nisa si lojë por mbeta brenda
Luiz Ejlli ka diskutuar me Kejvinën për Kiarën. Brenda ”Big Brother VIP Albania 2”, modelja kërkoi të dijë nga ai çfarë kërkon, ndërsa Luizi tha se e nisi pak si lojë por gjërat kanë ndryshuar.
BISEDA:
Kejvina: Çfarë dëshiron t’i të bëjë ajo?
Luizi: Nuk i kam kërkuar as të bëjë skena.
Kejvina: Dua të di çfarë dëshiron nga Kiara. Bëre be që nuk i flet. 700 muhabete të ndryshme. A po luan dhe ti?
Luizi: E nisa si gjysmë loje, por mbeta brenda.
Ndërkohë gjatë një diskutimi mes Luizit dhe Kiarës, ata kanë folur rreth grupimeve që formohen brenda shtëpisë, teksa sheh qëndrimin e saj dhe e këshillon.
“Këtu ka plas. Genti është prish me Oltën. Herioni nuk po merret vesh. Kejvina është prish me Efin. Nuk e don as Dean. Nëse zihet me Dean, automatikisht me Amosin. Se Amosi gjithmonë me Dean rri. Ti nuk ke arsye se nuk e keq me asnjërën. E vetmja gjë që të penalizon tek ata është se ke afrimit me mua, dhe kanë frikë”, tha Luizi.