Luizi-Armaldos: Unë nuk të shes, ti po!

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip është zhvilluar emisioni “Top Story” ku banorët kanë inskenuar. Drejtues të emisionit ishin Dea dhe Kristi, ndërkohë të ftuar patën Luizin, Armaldon dhe Oltën.

I gjithë diskutimi u orientua tek krisja e marrëdhënies mes Luizit dhe Armaldos dhe po ashtu afrimi me Oltën dhe më pas reagimi i kësaj të fundit ndaj zgjedhjes që bëri Armaldo për liderin e shtëpisë. Ai zgjodhi Kiarën dhe sipas Oltës, kjo zgjedhje e Armaldos ishte mesazh indirekt ndaj Luizit për të mos e nominuar dhe për t’i qetësuar disi gjërat. I këtij mendimi ishte edhe Luizi, por që u kundërshtua menjëherë nga Armaldo.

Dyshja është konfliktuar duke hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Luizi i është drejtuar Armaldos duke i thënë që e ka mbështetur dhe nuk e ka shitur në asnjë moment, ndryshe nga çka bërë ai.

Top Story në BBV/ Luizi-Armaldos: Unë nuk të shes, dihet kush të shet! - Big Brother Vip 2

 

 

SHKARKO APP