Luizi bisedon me Kiarën: Do i nxjerr një nga një

Teksa qëndronin të përqafuar së bashku, Luizi i tha Kiarës se ai do t’i nxjerrë të gjithë banorët nga shtëpia një e nga një. Ai u shpreh se i sheh si pengesë që duhet të kalojë, për të qenë me të.

Olta dhe Kiara janë “kokë më kokë” në nominim këtë javë dhe njëra prej tyre do të largohet nga shtëpia.

Kiara e ka thënë shpesh që parandjenë se do jetë ajo e eliminuara këtë të shtunë. Në një diskutim me Oltën ajo u shpreh se do jetë e nderuar që do të dalë nga ky nominim përballë saj.

SHKARKO APP