Luizi e pyet si arriti në finale, Deamishel: Je i frikshëm, duhet të bësh terapi
Pas më shumë se 5 ditësh qetësi në shtëpi, Luizi dhe Dea debatuan me njëri-tjetrin, duke përmendur situatat e mëparshme kur ata kanë ofenduar njëri-tjetrin.
Luizi tha se ai ka folur gjithë kohën në kudër të lojës, pasi nuk është i njëjtë jashtë shtëpisë. Deamishel tha se kur ai i tha do të zhgarravis nuk ishtë në kudër të lojës. Ajo e këshilloi Luizin të konsultohet me një psikolog, në mënyrë që të kontrollë shpërthimet dhe nervat e tij.
Ndonëse Luizi ka përsëritur gjithë kohën faktin që ai situatat dhe ofendimet i ka për lojë, kjo gjë nuk e ka bindur aspak Dean. Më pas Luizi i tha Deas se ajo ka ardhur deri në finale vetëm për shkak të njerëzve që ka puthur. Kritike gjithmonë ndaj lojës së Luizit, Dea i tha atij se ka luajtur shëmtuar.
Sipas Luizit ai ashtu reagon kur dikush i prek familjen. Dea tha se mënyra se si ai foli për Efin, kur tha se është turp ta kesh atë motër, apo shoqe ishte shumë e shëmtuar.
Luizi tha se të gjithë këtë deklaratë e tha në kuadër të lojës, ndërsa shtoi se e ka përzemër Efin. Kjo mënyrë lojë, tha Dea, është abuzive, duke mos u bërë palë me Luizin, sa i përket strategjisë së tij të tepruar. Ajo shtoi se nuk është lojë ta ofendosh një person në sy të të gjithë Shqipërisë, pasi deklarata e tij mbetet njollë.