Luizi me dhimbje koke, sërish debate mes çiftit! Kiara: Mos e bëj kaq tragjike, na nxive jetën

Loja siameze, ku banorët u ndanë në çifte për të jetuar si një trup i vetëm, bëri bashkë Oltën dhe Luizin, të cilët qëndruan së bashku në një bluzë.

Kur Luizi ishte sëmurë dhe tha se kishte dhimbje koke, Olta ju përkujdes për të si dhe e pyeste herë pas here, nëse kishte më dhimbje apo jo. Kiara nga ana tjetër, jo vetëm që nuk u përkujdes për të dashurin e saj, por ajo e trajtoi situatën me humor, gjë e cila nuk i pëlqeu fare Luizit.

Kur ajo shkoi për ta puthur mbrëmë në darkë, teksa po qëndronin në verandë, Luizi u shmang dhe i kërkoi të mos i afrohej. Ky i fundit i tha Kiarës sot se është fakt që Olta u përkujdes për të kur ai ishte sëmurë. Komenti i Luizit nuk i pëlqeu fare Kiarës, madje kjo e fundit herë pas here thonte se ai është i llastuar dhe i përkëdhelur dhe se po e bën tragjike dhimbjen e kokës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo shtoi se ankesat e Luizit, që ajo i quajti përkëdhelje, po e nxjerrin atë shumë keq në publik, prandaj sipas saj, ajo lexoi një “mal” me mesazhe negative, të cilat iu shfaqën nga Vëllai i Madh si avantazh që iu dha në lojë, për shkak se ishte lidere.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?