Luizi përcjell Ilirin e Donaldin dhe i drejtohet kamerës: Po ikim ne tre fituesit e “Big Brother”
Dy finalistët e vitit të kaluar të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, kanë surprizuar mbrëmë katër banorët e mbetur të këtij edicioni të reality show-t.
Vëllai i Madh kishte përgatitur një darkë për ta në oborr, të cilën e shijuan të gjithë.
Ndërkohë në momentin që Iliri dhe Donaldi po largoheshin, katër finalistët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkuan t’i përcillnin te dhoma e rrëfimit.
Pasi i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u përqafuan, Luizi i thotë Ilirit ‘të fala gruas dhe vajzës’ ndërsa Donaldit i tha që t’i bënte të fala vëllait tjetër.
Por jo vetëm kaq, teksa Shaqiri dhe Veshaj po hynin te dhoma e rrëfimit, Ejlli duke qeshur tha: “Po ikim në aeroport ne tre fituesit”.
Kujtojmë se Luizi u ka vendosur pseudonime kamerave, personave që flasin kur u japin udhëzime.