Luizi publikon foton krah motrës dhe kunatit: Familja ime është jeta ime
Gjatë turit të tij të koncerteve në SHBA Luizi më në fund ka takuar motrën dhe kunatin e tij, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtari ndodhet atje për një tur koncertesh dhe ditën e sotme ka ndaluar në qytetin ku jeton e motra.
Ndonëse në rrjet është përfolur sikur marrëdhëniet e tyre nuk janë aq të mira, nisur prej disa reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të vogla nga të dyja anët gjatë qëndrimit të këngëtarit në shtëpinë e BBV, Luizi i ka mbyllur gojën të gjithëve përmes këtij postimi.
Luizi ka postuar një foto me motrën dhe kunatin dhe ka shkruar se për të familja është e para.
“Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta, për sa kohë që është e rëndësishme për mua”, shkruan Luizi.