Lulet e dasmës së Meghan Markle kanë vënë në rrezik jetën e Princeshës Charlotte

Meghan Markle dhe Princ Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në maj të vitit të kaluar. Dukesha e Sussex i la të gjithë pa fjalë me thjeshtësinë e saj dhe fustanin e zgjedhur nga ‘Givenchy’. Gjatë ceremonisë Meghan mbante në duar një buqetë me lule të ndryshme, e cila ishte e vendosur edhe në kokën e shoqërueseve të nuses.

Pavarësisht se lulet dukeshin mjaft të bukura, ato mund të kishin rrezikuar jetën e fëmijëve, përfshirë Princeshën Charlotte. “Express.co.uk” ka mësuar se kurorat e vajzave të vogla ishin bërë me një lule që mund të jetë vdekjeprurëse, sidomos për fëmijët. Kurorat ishin të përbëra nga zambaku i lugjeve, lisianthus dhe cuscus.

Zambaku i lugjeve është një bimë shumë helmuese dhe nëse gëlltitet mund të rrezikojë jetën e një personi. Sipas “Express” kjo lule është shumë e bukur dhe ka një aromë të këndshme, por në të njëjtën kohë është mjaft e rrezikshme. Duke qenë se të gjitha shoqërueset e Meghan ishin shumë të vogla në moshë, mund të kishin ngrënë diçka nga kjo lule, sepse fëmijët gjithmonë janë kuriozë të provojnë edhe gjërat që nuk konsumohen.

SHKARKO APP