“Lulet më të bukura m’i jep ti”- Elvana Gjata publikon fotot e ëmbla me njeriun e saj të shtrenjtë
Elvana Gjata u rikthye në rrjete sociale vetëm pak kohë më parë, pas dy muajsh shkëputjeje.
Fotot apo videot e publikuara gjithashtu kanë qenë të rralla. Por, së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa foto me njeriun e saj më të shtrenjtë: babain.
Duket se të dy zgjodhën ta kalonin fundjavën në natyrë, dhe gjatë kohës që shëtisnin nën rrezet e diellit, babai i ka bërë një buqetë me lule të bijës.
“Vajza e babit! Lulet më të bukura m’i jep ti!”- shkroi Elvana krahas fotove.
Elvana po kalon më shumë kohë me familjen e saj, sidomos pas pandemisë.
Pak ditë më parë, ajo publikoi një foto krah prindërve, teksa i shkruante ndjekësve që të qëndronin pranë familjarëve të tyre në këto kohë të vështira.