Maddox Pitt jo vetëm do dëshmojë kundër Brad, por nuk e do më as mbiemrin e tij

Beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka marrë një kthesë të paimagjinueshme. Megjithëse filloi para 4 vitesh ajo po zgjat aq shumë sa ja ka kaluar për nga koha edhe vetë martesës së çiftit. Siç edhe është shkruara në media, po dalin dëshmi të reja çdo ditë dhe të gjitha kundër Brad. Angelina ka futur në lojë edhe 6 fëmijët të cilët do japin dëshmitë e tyre, ndërsa vetë aktorja ka konfirmuar që ka prova në duar për të vërtetuar fjalët e saj.

Maddox, djali 19-vjeçar i çiftit është i pari që do dëshmojë dhe jo vetëm që po i del kundra të atit, por dëshiron që të heqë dorë ligjërisht nga mbiemri Pitt.

Brad Pitt ‘Glad’ to Be ‘Slowly’ Working on Relationship With Son Maddox

Sipas disa burimeve pranë çiftit ka shumë gjasa që të jetë një sherr mes Brad Pitt dhe Maddox, arsyeja pse martesa më e dashur e Hollywood ka marrë fund. Mbrëmjen e 14 shtatorit të 2016-ës, në një udhëtim privat me avion të familjes, Maddox ndërhyu në një debat mes Angelina dhe Brad dhe në atë moment thuhet se aktori ju kthye të birit duke e gjuajtur.

Mendohet gjithashtu se në ato momente Brad ka qenë i pirë. Sesi do shkojë kjo çështje ende nuk dihet, por jemi kuriozë, anën e kujt mbajnë fansat e Brad Pitt pas zhvillimeve të reja?

SHKARKO APP