Madonna topless: Kam pirë tonelata me ujë për tu pastruar nga droga

E sjellë në një plan ndryshe, diva e muzikës është shfaqur për revistën mjaft provokuese.

Madje ajo ka pozuar edhe topless.

Ndërsa duke folur për drogat e ndryshme dhe varësinë ndaj tyre këngëtarja e famshme u shpreh: "Njerëzit përdorin drogë, sepse duan të lidhen me Zotin ose të arrijnë një nivel më të lartë të ndërgjegjes. Droga të jep iluzionin se je afër Zotit derisa në fund ajo të merr jetën", – u shpreh këngëtarja.

Ndërsa për veten e saj Madonna u shpreh se edhe ajo ka provuar dikur marrjen e drogave të ndryshme.

" Dua të them se dhe unë kam provuar gjithçka njëherë e një kohë. Por sa më shumë isha "high", kam kaluar kohë të tërë duke pirë tonelata me ujë për ta nxjerrë jashtë sistemit tim".

Gjithashtu Madonna foli edhe  për konceptin e vdekjes, ku tha se ishte shumë e fiskuar me idenë e vdekjes dhe se e trembte mendimi se nuk e di kur do të vdesësh ndaj duhet të bësh sa më shumë të mundesh gjatë gjithë kohës.

SHKARKO APP