Magjike! Miriami dhe Albani, këngë vajzës për datëlindje (VIDEO)
Miriam dhe Alban nuk mund të ishin më të ndjerë se kaq. Sot, e vogla e tyre Amel, ka ditalindjen dhe prindërit e saj i kanë kushtuar këngën që mban titullin “Dhurata” së bashku me fjalët e ëmbla në postime.
Urimi i Miriam Canit
Gëzuar Datëlindjen zemra e mamit. Sot qielli është i pastër për të dhuruar të gjitha rrezet e diellit që ti meriton në këtë ditë të madhe. Asgjë nuk dua më shumë në jetë se lumturinë tënde. ”Ti je dhurata më e bukur në jetë, je të gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtetë”. Gëzuar shpirt me këtë këngë ty dhe çdo prindi, fëmijë e çdo shqiptari kudo në botë ❤???
Urimi i Alban Skënderaj
Gëzuar datëlindjen e shtrenjta ime në këtë ditë të madhe dhe të bekuar. Ti erdhe atëherë kur kishim më shumë se kurrë nevojë për ty si Dhurata më e bukur në jetë. Kjo këngë që besoj se janë fjalët e çdo prindi është Dhurata jonë për ty. Ti sot mbush 2-vjeç dhe ne urojmë me zemer që të bëhesh 105. Na duket sikur të gjithë shqiptarët sot festojnë pak dhe për ty. Gezuar ditën e Pavarësisë të gjithëve dhe qofshi të lumtur pranë familjeve tuaja ❤️??