Majk i lidhur me vajzën e politikanit shqiptar? Reagon reperi

Jeta e reperit të njohur Majk është bërë si një histori telenovelash në media. Ndarja me Majlinda Zekën bëri mjaft bujë në portalet shqiptare. Gjithsesi, të dy mesa duket e kanë lënë pas këtë histori, dhe janë lidhur me persona të tjerë.

Reperi është kapur mat me një vajzë bionde, një herë në Selanik, dhe një herë në Kosovë. U përfol në media se e dashura e re e Majk është vajza e politikanit Muhedin Nushi, nënkryetar i komunës së Prishtinës.

I kontaktuar nga Express për këto lajme Majk, e ka mohuar lidhjen me Melitan duke u shprehur se as nuk i ka dëgjuar këto lajme.

SHKARKO APP