Maluma në Greqi, koncerti nisi me performancën “Fuego” nga këngëtarja shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira u përzgjodh për të hapur koncertin e këngëtarit me famë botërore Maluma, në Athinë. Maluma me 14 mars ishte edhe në Tiranë, në një koncert që nuk ishte parë më parë në vend.

Po ashtu Eleni ka rrëmbyer dhe vëmendjen e mediave të cilat kanë cilësuar si “shpërthyese” performancën e saj.

“Ajo bëri hapjen e koncertit në OAKA të mbushur plot të premten mbrëma, duke argëtuar të pranishmit në mënyrën e saj unike. Ndonëse i ftohti ishte i hidhur, Foureira ishte një zjarr përmes veshjes transpartente dhe plot kristale me të cilën zgjodhi që të ngjitej në skenë”, shkruan Protothema.

SHKARKO APP