Malumës ia solli në majë të hundës virusi dhe është gati për koncerte!
Për shkak të situatës së Koronavirusit, në vendin tonë u anuluan disa evente kulturore, mes tyre edhe koncerti i këngëtarit Maluma.
Edhe pse të gjithë mezi po e prisnim, organizatorët së bashku me qeverinë vendosën që koncerti të mos mbahej më 14 mars në mënyrë që të mos përhapej Koronavirusi.
Shtyrjen e koncertit e konfirmoi edhe Maluma, i cili zbuloi edhe datat e reja të turit botëror.
Për Tiranën është vendosur data 6 shtator 2020, ndaj duhet të presim edhe pak për ta parë live yllin e muzikës që ka çmendur vajzat në mbarë botën.
Vetë Maluma tregon se situata e Covid-19 ia ka sjellë në majë të hundës dhe mezi po pret t’i rikthehet koncerteve, për të cilat e ka marrë malli më së shumti.
Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një foto ku i drejton gishtin e mesit koronavirusit, ndërsa krahas postimit shkruan.
“Në djall koronavirusi! Dua të kthehem në koncerte që tani!”
https://www.instagram.com/p/CA_tPHGHMnO/
Kur Maluma mezi po pret të kthehet, merret me mend vetë sesi po durojmë ne!
Koncerti madhështor do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Për të gjithë ata që kanë blerë biletat, organizatorët kanë njoftuar se ato janë të vlefshme për datën e re.