Mamaja e Elon Musk pozon për Fadil Berishën mes veprave të artistes shqiptare që pikturon vetëm me duar

Artistja e re shqiptare Adela Osmani e cila pikturon vetëm me duar ka përjetuar një moment të rrallë në New York, ku pikturat e saj u bënë pjesë e një set-i fotografik me ikonën botërore Maye Musk supermodele, autore dhe simbol i reziliencës moderne. Adela e dinte që arti i saj do të shoqëronte këtë set të rëndësishëm, dhe vetëm kjo e mbushi me emocion të skajshëm dhe nderim të veçantë.

Supriza më e madhe ndodhi kur ajo zbuloi se fotografitë do të realizoheshin në studion e Fadil Berishës, një prej figurave më të shquara të artit dhe ambasador i kulturës shqiptare në botë. Takimi mes tyre i dha momentit një dimension edhe më të thellë.

Adela ka një stil saj të pikturimit vetëm me duar, një proces që lind nga seancat e shërimit ku emocionet dhe ngjyrat marrin formë instinktive. Në atë studio, u bashkuan tre botë: arti shërues i Adelës, eleganca dhe mençuria e Maye Musk, dhe drita e Berishës duke krijuar një moment të paharrueshëm për artin shqiptar ndërkombëtarisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?