Mamatë seksi pa rrudha dhe me super buzë të trasha (FOTO)
Kanë bërë apo nuk kanë bërë gjë? Kjo është çështja. Nuk i kanë shpëtuar kësaj pyetjeje thuajse në asnjë intervistë që kanë dhënë, por nuk e kanë pranuar. Sot janë gati-gati identike me vajzat e tyre që i kanë lindur herët, por sërish kanë një diferencë të konsiderueshme.
Albëri Hadërgjonaj ka shumë më pak rrudha, ose s`ka aspak krahasuar me vite shkuar. Është rritur në skenë. Ka dalë herët dhe disa nga performancat e saj ne s`i harrojmë.
Po buzët e Eli Farës si u shtuan kështu? Eli ka pasur mollëza, po ama buza i ka munguar, sidomos sipër. Tani si me magji ka një buzë të plotë e me formën perfekte, gati identike me të vajzës së saj. Nëse hunda ndryshon gjatë adoleshencës dhe gjithmonë për keq, dy tiparet që kurrë nuk ndryshojnë janë sytë dhe buza.
Rita Lati mund të qeshë sa të dojë, por fytyra i qëndron statike. Një aktore si ajo ka pasur shumë shprehi dhe mimika. Na ka bërë për të qeshur edhe përmes tyre, pa e hapur gojën fare. Në një foto të shkëputur nga “Një baba tepër”, por edhe te “Borxhliu” ajo ka pasur disa gropëza në fytyrë, poshtë syve apo dhe te mjekra. Tani s`ka më. Po as Rita s`ka pranuar gjë.
E vetmja që e ka pranuar se ka ndërhyrë pak te rrudhat është Irma Libohova, e cila nuk e ka tepruar. Madje po të mos e kishte thënë vetë, as që do t`ia kishim idenë. Kurse buzët e plota e me formë, ia ka dhuruar e ëma që në lindje.
Tirana Post