Mami i Ledri Vulës paralajmëron vajzat: Nëse do e njihnit, nuk do i shkonit pas
Nëna e Ledri Vulës, një prej të preferuarve nga femrat ka dhënë disa detaje që mund ta largojë vëmendjen nga ai.
Xheraldina Vula ka disa kohë që po qëndron në Shqipëri për shkak të angazhimit të saj në emisionin “Masterchef”. Ndërkohë, në një intervistë për Rudinën, ka folur për djalin e saj, reperin e famshëm, koncertet e të cilit mbushen plot me vajza që janë të cmendura pas tij.
“Nëse vajzat do ta njihnin Ledrin si unë, nuk do i shkonin nga pas pasi ai bën shumë gabime, nuk di të bëjë një gjë vetë, i do të gjitha gati, gatimin, këmishat dhe rrobat e hekurosura çdo gjë”, tha ajo.
Kështu femrat duhet të mendohen dy herë para se të shprehin pëlqimin e tyre për Ledrin.

KOHA JONË SONDAZH

