Marc Anthony nis zyrtarisht procedurat e divorcit

U tha se arsyeja e ndarjes së tyre ishte puthja që ai ndau me Jennifer Lopez në skenën e Latin Music Awards dhe kjo ende nuk është konfirmuar  por së fundmi mësohet se  Marc Anthony i dha fund me Shannon De Lima dy ditë përpara se ndarja të bëhej publike.

Këngëtari latin raptohet se më 16 dhjetor nisi zyrtarisht procedurat e divorcit nga bashkëshortja numër katër, Shannon De Lima. Pra deri tani të gjithë e paskemi ditur gabim, nuk ishte Shannon ajo që vendosi të ndahej.

Në dokumentet e divorcit, këngëtari qarkon edhe se ky ishte një “vendim i pakthyeshëm.” Ende nuk e dime se cfarë ka ndodhur mes ciftit të famshëm por Marc duhet të jetë lënduar shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cifti u martua nëntorin e 2014 ndërsa më 18 Dhjetor të këtij viti u ndanë. Në një deklaratë për shtyp të cilën e lexoi përfaqësuesi i tyre, Marc Anthony dhe Shannon de Lima citonin:

Swiss Digital Mobile Reklama

”Me konsideratë shumë të madhe për njëri tjetrin, në mënyrë të përbashkët dhe miqësore kemi vendosur t`i japim fund martesës sonë dy vjecare. Ne kërkojmë privatësi gjatë këtij procesi të vështirë dhe në vazhdim nuk do të ketë më komente për këtë cështje personale.”

Kjo ishte martesa e katërt e dështuar e Marc Anthony. Përpara Shannon ai ishte i martuar me Jennifer Lopez me të cilën ka dy femijë, binjakët Max dhe Emmy. Po ashtu Marc ka qenë i martuar me Dayanara Torres me të cilën ka dy djem si dhe me Maria Von Ritchie Lopez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?