Mariah Carey akuzohet për abuzim… edhe seksual

Ish-truproja akuzon Mariah Carey për keqtrajtim seksual dhe ofendim. Michael Anello thotë se këngëtarja e ka fyer dhe injoruar dhe tani kërcënon me padi. Ai po ashtu ka akuzuar Carey se nuk i ka paguar shërbimet në vlerë prej 221.329 dollarësh. Sipas tij, Carey e ka quajtur “nazist, “skin head”, “anëtar i Ku Klux Klan”. Mariah tani për tani nuk ka komentuar akuzat, por duket se aktualisht po zhvillohen negociata në mënyrë që  Anello të heqë dorë nga padia dhe të pranojë ngritjen e shumës së parave për të harruar të gjitha. Mariah është e njohur si një nga divat më të mëdha në industrinë e muzikës.

 

 

SHKARKO APP