Mariah Carey në mes të një beteje ligjore
Mariah Carey po tenton që t’ia lërë fajin promotorëve nga Amerika e Jugut për anulimin e koncerteve të saj gjatë turneut “Sweet Sweet Fantasy”. Sipas padisë që kanë dorëzuar ekipi i Carey, thuhet që promocioni Fenix ka aranzhuar dy performanca për këngëtaren, një në Argjentinë dhe një në Chile, të cilat i ka anuluar Mariah, pasi nuk ka marrë pagesë. Por, sipas kundërpadisë së dorëzuar nga Fenix, thuhet që Mariah është paguar 75% të shumës se kërkuar për këto dy koncerte. Kjo bazuar edhe në marrëveshjet paraprake të realizuara me kompaninë e Carey.