Marina Fara në krahët e Ledri Vulës, vajza e Eli Farës në Prishtinë pranë reperit
Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara, po shihet gjithmonë e më shumë të shoqërohet me reperin nga Kosova, Ledri Vula. Edhe pse u fol se ajo ka qenë fanse e flaktë e këngëtarit seksi, sipas burimeve pranë çiftit flitet se mes tyre ka lindur diçka më shumë sesa një miqësi e thjeshtë. “Me më të mirin”, shkruante Marina Fara poshtë selfies me Ledrin, me të cilin duke se është takuar në ndonjë nga koncertet e tij në Tiranë. Kjo foto komprometuese u pasua nga të tjera pranë reperit me mbishkrimin “last night”, që dëshmonte se ajo e shoqëron kudo nëpër koncerte.
Marina ndërkohë është vendosur në Prishtinë për të qenë sa më afër reperit, i cili është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit me Noizyn me klipin ‘Dje&Sot’. Vetëm dy ditë më parë, Marina postoi foto nga një hotel në Prishtinë ku shkruante “si në shtëpi”, pozë që dëshmonte se ajo tani ndihet shumë ngrohtë dhe rehat në atë qytet. Ditët e qëndrimit atje, Marina me profesion juriste i ka shfrytëzuar për të realizuar edhe një set të ri fotosh artistike me Veton Osmanin.
Miqtë gati nuk e kanë njohur, sepse në këto poza Marina duket shumë klas, ndryshe nga fotot e mëparshme. Kështu, Marina ka tërhequr vëmendjen e mediave të Kosovës jo vetëm me setin e ri të fotove, por kryesisht dhe afrimitetin me Ledrin. Sipas mediave, ajo bën një jetë luksi, pushime të shtrenjta dhe ka një gardërobë me veshje firmato. Sipas tyre është pyetur shumë herë se nga i burojnë paratë për këtë jetë pasanikeje, por ajo është përgjigjur se këto i ka të gjitha nga mami Eli.
Marina është përfolur shumë edhe për jetën private në lidhje me një biznesmen, ku shkuan deri në fejesë, por si duket nuk funksionoi dhe kjo marrëdhënie shkoi drejt ndarjes. Ndërsa sa i takon Ledrit, pak muaj më parë ai u përfol për një histori të re dashurie më një vajzë të panjohur, që quhet Sara Hoxha. Le të shohim nëse mes tij dhe Marinës do të ketë një histori të vërtetë, apo do të mbetet thjesht një flirt.
Burimi:http://www.panorama.com.al/marina-fara-ne-krahet-e-ledri-vules-vajza-e-eli-fares-vendoset-ne-prishtine-prane-reperit/