Marina Vjollca do të prezantojnë koncertin festiv në Sheshin “Nënë Tereza”

Bashkia Tiranë fton të gjithë qytetarët që ti bashkohen koncertit festiv të organizuar në orët e ndërrimit të viteve në Sheshin “Nënë Tereza”. Drejtues të bashkisë premtojnë një sërë surprizash dhe argëtim pafund për pjesëmarrësit

Fishekzjarre, Muzikë, ritëm, argëtim dhe emocione pafund duket se do të përjetojnë kryeqytetasit natën e ndërrimit të viteve. Bashkia Tiranë përmes një koncerti të organizuar në sheshin Nënë Tereza ka përzgjedhur këngëtarët më hit të momentit të cilët do të performojnë në skenën e sheshit.

Marina Vjollca moderator e koncertit ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen këtij eventi e të mbajnë gjatë në memorie momentet e paharrueshme të ndërrimit të viteve.

Marina Vjollca: Ka për të qenë  një kënaqësi shumë e madhe dhe emicion i vecantë sepse ndryshe nga herët e tjera, unë e kam festuar në shtëpi, me familjen time sot do të jem këtu në sheshin “Nënë Tereza” me qindra qyetarë që vijnë për tu argëtuar. Është koncert i konceptuar ndryshe, me muzikë dhe performance të jashtëzakonshme. Momenti kulmor do të jetë ora 00 kur të hidhen fishekzjarret.   

Countdown do të pritet në shesh nga qytetarët e ashtu sikundër edhe një vit më parë  do të jetë i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

SHKARKO APP