Marina Vjollca e fiksuar pas ngjyrës së zezë dhe pas markave të shtrenjta

Moderatorja e njohur Marina Vjollca që prej puntatës së parë të emisionit “C’est la vie”, ka vendosur t’i qëndrojë besnike ngjyrës së zezë.

Ajo u shfaq natën e parë me një fustan të zi me të bardhë, nga Roberto Cavalli.

Edhe nata e dytë do të ishte e tillë, ku bukuroshja zgjodhi një palë pantallona të zeza, me një bluzë tyl në po të njëjtën ngjyrë, nga Elisabetta Franchi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nata e tretë ka bërë dallim, pasi Marina erdhi me një kostum të bardhë Versace.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natën e katërt Marina erdhi sërish me të zeza në nder të homazheve për Aleksandër Lalon. Fustani i gjatë dhe serioz ishte Chanel.

Nëse mbrëmë shpresuam që ajo të vinte me ngjyra, Marina sërish preferoi një fustan të zi me mëngë të gjata, nga Dolce Gabbana.

Edhe pse duket një mrekulli, ne do presim javën tjetër për të parë nëse Marina do i çelë apo jo ngjyrat…Një gjë është e sigurt, zgjedhja e Marinës do të jetë një markë e shtrenjtë./Class

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?