Marina Vjollca vishet nuse në… (FOTO)
Sonte Class AV ka realizuar sfilatën e parë që nga krijimi i kompanisë, e cila u mbyll me një surprizë të madhe. Moderatorja e bukur bionde, Marina Vjollca, u shfaq para 100 të ftuarëve të zgjedhur në mjediset e Plaza-s, veshur me një fustan madhështor stil princeshe nga Rosa Clara.
Publiku pret ta shohë Marinën nuse që prej kohës kur u fol për herë të parë për martesën e saj me këngëtarin nga Kosova Getoar Selimi, por tashmë nuk janë vetëm zëra, ata kanë vendosur të martohen këtë vit.
Për këtë arsye, Class vendosi që ta mbyllë sfilatën me Marinën, por fustani i zgjedhur është vetëm për këtë fashion show. Për dasmën e saj, do të ketë zgjedhje të tjera, që do zbulohen në kohën e tyre.
Para Marinës, u prezantuan koleksionet e fustaneve të nusërisë dhe mbrëmjeve të tri markave të rëndësishme ndërkombëtare dhe koleksioni ekskluziv që Rezarta Skifteri kishte realizuar për këtë fashion show.
Modelet që u ngjitën në pasarelë ishin ndër më të suksesshmet në Shqipëri, ndërsa sfilata u fotografua nga disa prej fotografëve më të njohur të kësaj industrie.