Mark Zuckerberg do të punojë në distancë për 6 muaj, ja arsyeja

Facebook po u jep punonjësve, më shumë fleksibilitet për të punuar jashtë zyrës, dhe mesa duket këtë gjë do bëj edhe  CEO i kompanisë Mark Zuckerberg.

CEO i Facebook u tha punonjësve, se ai planifikon të punojë në distancë të paktën gjysmën e vitit të ardhshëm.

“Kam zbuluar se duke punuar në distancë më ka dhënë më shumë hapësirë ​​për të menduar gjatë dhe më ka ndihmuar të kaloj më shumë kohë me familjen time, gjë që më ka bërë më të lumtur dhe më produktive në punë”, shkroi Zuckerberg.

Sipas mediave të huaja, të mërkurën, Facebook  tha se do të lejojë punonjësit në të gjitha nivelet e kompanisë të aplikojnë për punë në distancë nëse roli i tyre i lejon ata ta bëjnë këtë.

SHKARKO APP