Marsela Çibukaj: I jam mirënjohëse Alban Skënderajt dhe Miriam Canit
Këngëtarja e njohur e live-it, Marsela Çibukaj ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit “ në RTV Ora ku u pyet:
A ju vjen inat ty dhe Vitmarit për Alban Skënderaj dhe Miriam Canin që ato janë pak më të famshëm se ju?
Marsela Cibukaj: Me meritë janë më të famshëm se kanë vite që punojnë.
Ne i kemi miq madje dhe i duam fort dhe doja ti falenderoja publikisht sepse në fillimet e mia kur erdha unë isha shumë e hutuar, nuk e njihja tregun e Shqipërisë, as muzikën si ecte, as kompozitorët. Ata kanë qenë si një drejtim shumë i domosdoshëm për mua. Janë dhe shumë të dashur, i jam mirnjohëse.
Siç duket, Marsela jo vetëm që nuk i ka zili por edhe e pranon që ajo dhe i dashuri i saj këngëtar Vitmar Basha nuk janë aq të famshëm sa Albani dhe Miriami =.