Marsela Çibukaj ofron koncert live nga shtëpia për të gjithë fansat çdo pasdite
këngëtarja Marsela Çibukaj ka ftuar të gjithë ndjekësit që t’i shkruajnë për këngët e tyre të preferuara, pasi çdo pasditë në orën 18:00 do të jetë live në Instagram duke kënduar.
Ajo shpesh ka postuar foto duke gatuar në shtëpi këto ditë vetëizolimi prej koronavirusit.
“Këtu po përgatitemi për pak muzikë të mirë live për ju këtu në InstaStory Live ( ora 18:00) , ndërkohe që se çna u tek për një ëmbëlsirë sot.
Atëherë po e nis si “Krostata me Marmallate Ftoi ” por, nuk e di cfarë tamam tamam na ofron dollapi i ushqimeve sot. Ndoshta mund te na dalin thjeshtë “Biskota “. Sepse po hamë sikur mos të kishte një të nesërme në jetën tonë. Ngjan pak me Vitin e Ri. Madje duhen kërkuar letrat”, ka shkruar Marsela në postimin e saj.
Është nga të parat këngëtare që në këto kushte po sjell argëtim për të gjithë fansat e muzikës.