“Martesa” me Albin Nakon, Hueyda El Saied: Qetësohuni, e di që vdisni të kërceni, por…
Edhe pse të gjithë e dinë që Hueyda El Saied dhe balerini i njihur, Albi Nako janë miq të ngushtë përsëri në media të ndryshme plasën “polemikat”. Ka qenë pikërisht komenti i Hueyda El Saied në një foto me koreografin Albi Nako dhe dy mikesha të tyre, që bëri të dyshohet për një lidhje dashurie mes tyre.
“A ju pëlqejnë dëshmitaret e dasmës sonë?”, shkruante Hueyda e meqë në qendër të fotos ishin dy balerinët, dukej sikur po thoshte që ajo dhe Albi do të martoheshin Megjithatë mediat e bënë punën e tyre, hamendësuan. Edhe vetë Hueyda që në çastin që e ka shkruar këtë status e ka ditur këtë.
Por shakaja zgjati vetëm disa orë. Duke pasur parasysh që mediat veçse të hamendësojnë, mund të bëjnë dhe më shumë, vajza e ëmbël e shumë talenteve, i sqaroi dhe i qetësoi të gjithë gazetarët, e nëpërmjet tyre edhe publikun.
“Te nderuar miq gazetare te gazetave roze, ju lutem qetesohuni! Une e di qe ju e doni fort Albin si dhe vdisni te kerceni Napolinin apo Pogonishten. Ju siguroj qe kur te martohet do te jem deshmitarja e dasmes se shokut tim te ngushte e do te kercej e kendoj pareshtur… Fundjave te kendshme!”, shkruan Hueyda.