Martohen Gjiko dhe Elita: 1 javë para, zbulohen ftesat e dasmës!

Jo më larg se dje u tha se Gjiko dhe Elita Rudi do të martoheshin më 21 shtator. Ishte “Prive” që bëri me dijeni këtë fakt duke shtuar gjithashtu se ceremonia do të mbahej në një restorant në afërsi të Prishtinës.

Si për të na e konfirmuar, moderatori Labinot Gashi postoi një foto përkrah çiftit, në vendin ku dyshja do të martohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Diçka po piqet” shkruhet në foto.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fill pas kësaj, “Prive” ka zbuluar ftesën e ceremonisë martesore.

Më në fund jemi të sigurtë që do të ketë dasmë!

Ju kujtojmë se pak kohë më parë u tha që dasma do të ishte më 23 gusht, por u anulua për shkak të problemeve shëndetësore të Elitës, që aludohet gjithashtu të jetë shtatzënë. Asokohe, në emisionin e saj, në bisedë e sipër me të ftuarin, kur u përmend martesa, Elita nuk shtoi asnjë fjalë më shumë veçse:

“Çfarë martese?” duke na lënë të kuptonim që dasma ishte një plan i largët për të dhe reperin.

Ja që jo!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?