Martohet agjenti 007, Bond lidh kurorë me Madeleine
Ka një lajm të veçantë nga sheshxhirimi i kapitullit të 25-të të filmit mbi aventurat e agjentit më të famshëm në botë: James Bond, të cilin Daniel Craig e interpreton për herë të fundit, do t`i japë fund historive me femrat, që e kanë bërë po aq të famshëm sa edhe zotësia e jashtëzakonshme e tij, e do të lidhë kurorë me Madeleine Swann, e interpretuar nga Léa Seydoux.
Burime thanë për “The Mirror” se Bondi do të martohet, por Madeleine do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj të vajzërisë, në përpjekje për ta bërë historinë e tyre më moderne, e të përshtatshme me shekullin e 21-të.
Kështu, në njërën nga skenat, Craig shihet duke iu drejtuar asaj me fjalët:
“Mirëmëngjes, zonja Bond”, dhe ajo që i përgjigjet: “ Mos do të thuash Swann?”
Paskësaj, sic thotë i njëjti burim, ai i hedh Madeleinës një vështrim të mbushur me admirim. Kjo është arsyeja përse u martua me të. Ajo është ai ai vetë, e fortë dhe e pavarur, vajza e një gangsteri. Craig do t`i japë lamtumirën karakterit të tij ikonik, pasi e ka interpretuar pesë me shumë sukses agjentin legjendar.
Mësohet se janë xhiruar tre funde të ndryshme për No Time To Die, me qëllimin që askush të mos e nxjerrë dot paraprakisht informacionin sesi mbyllet filmi I shumëpritur.