Martohet vajza e ish-presidentit Bush, vetëm 20 të ftuar në ceremoni

Vajza e ish-presidentit George W. Bush është martuar.

Ajo është martuar me skenaristin dhe aktorin Craig Louis Coyine në brigjin e Maine. Ata bënë një ceremoni private familjare me vetëm 20 persona të ftuar.

Lajmin e konfirmoi motra e saj Jenna Bush Hager me një postim në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbrëmjen e kaluar kur po shihja motrën time të dashur të veshur nuse në Maine gati sa nuk më pushoi zemra. Ishte vetëm ajo, familja dhe shumë dashuri, sigurisht edhe shumë lot. Lot lumturie sigurisht. Jam e lumtur që motra ime u martua në vendin që do të thotë dashuri dhe familje. Jam krenare që jam motra e saj”, shkruajti ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejt altarit e ka shoqëruar babai George ndërsa shkëlqente me një fustan të thjeshtë të bardhë me rripa dhe me vello.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?