Masakroi 25 herë me thikë mbesën e aktorit të njohur, droga shpall të pafajshëm vrasësin

Burri që vrau mbesën e aktorit të famshëm Morgan Freeman pasi e theri 25 herë me thikë para shumë dëshmitarëve është shpallur i pafajshëm.

Lamar Davenport u akuzua për vrasjen e shkallës së dytë në sulmin fatal ndaj 33-vjeçares E’Dena Hines, e cila ishte e dashura e tij në atë kohë.

33-vjeçari u dënua për vrasje megjithatë mbrojtja argumentoi se Davenport ishte nën ndikimin e drogës gjatë vrasjes brutale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hines u vra në gusht të vitit 2015 jashtë apartamentit të saj në NYC.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një person që dëshmoi në gjyq për sulmin tha se Davenport bërtiti ndërsa sulmonte Hines: “Unë të dua. Gjithmonë të kam dashur. Perëndia do ta kishte dashur këtë.”

Pasi u arrestua, Davenport u dërgua në një spital ku pasi iu dha qetësues u zgjua duke ulëritur: “Pse ndodhi kjo? Jo, jo! Pse o Zot?”

Hines dhe Davenport, një rapper, kishin jetuar së bashku në një apartament prej 780,000 dollarësh që iu ishte blerë nga aktori Freeman.

Hines është mbesa e gruas së parë të Morganit, Jeanette Adair Bradshaë.

Freeman adoptoi nënën e Hines, Deena Adair kur u martua me Jeanette. Ai luajti rolin e një babai surrogat, i cili rriti Adair pasi prindërit e saj u divorcuan kur ishte vetë, 3-vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?