“Mashtruse e pashpirt”, motra turpëron publiksht dukeshën: Pa të do ishe thjesht një kamariere
Motra e Meghan Markle, Samanta vazhdon të turpërojë publikisht dukeshën. Ajo nuk ka nguruar ti drejtohet së motrës me epitete si “hipokrite”, “mashtruese”, ” e pashpirt” etj.
Së fundmi, Samanta, gjatë një deklarate për mediat britanike ka komentuar marrëdhënien e vështirë të Meghan-it me babain e tyre.
“Babai i ka mundësuar Meghan një jetë të mrekullueshme dhe nuk është e drejtë që ai duhet ti përgjërohet që të flasë sërish me të. Babai punonte shumë në mënyrë që ajo të merrte shkollimin më të mirë të mundshëm, pa të ajo do ishte thjesht një kamariere tani. Mënyra se si po e trajton tani babain është e neveritshme, ndërkohë që i detyrohet atij gjithçka.” – tha ndër të tjera Samantha Markle.
Motra e Meghan, në lidhje me largimin e bujshëm të çiftit mbretëror nga rolet e tyre është shprehur se asaj nuk i intereson aspak dhe e cilëson si një turp për monarikë.
”Sinqerisht, mendoj se Meghan-it nuk i vjen aspak keq për pasojat e veprimeve të saj e as nuk i intereson aspak familja mbretërore, ashtu siç nuk i intereson familja jonë. Ajo është një turp për monarkinë” – u shpreh Samanta