Maskimi nuk e shpëton Luana Vjollcën, ku po udhëton me Çoçaj?

Çifti i shumë përfolur, edhe pse ende jo zyrtar, Luana Vjollca  dhe Krenar Çoçaj kapen sërish bashkë.

Faqja Vipat e Bllokut në Instagram ka publikuar një foto të moderatores së njohur dhe biznesmenit kosovar ndërsa shihen në terminalin e një aeroporti.

Nuk dihet se ku është desrinacioni i tyre, por vihet re “maskimi” i Luanës për t’iu shpëtuar syrit të njerëzve.

Pavarësisht kësaj, një dorë ka qenë gati aty për të kapur këtë moment me celularin e tij apo të saj.

/Ora News

SHKARKO APP